Gjyqtarja Etleva Deda është caktuar me short elektronik si gjyqtare relatore për dosjen e Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhit, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.
Gazetari i ABC News, Ervin Leka, u shpreh se dy gjyqtarët e tjerë do të jenë Atalanta Zeqiraj dhe Besmir Stroka. Më 18 mars dosja ndaj të pandehurve kaloi për gjykim pas 7 muajsh seancë paraprake.
Hetimet për dosjen Meta-Kryemadhi u mbyllën më 28 korrik të vitit 2025, ku përfshihen tre çështje, CEZ-DIA, lobimi i LSI në SHBA dhe hetimi pasuror.
Ndaj ish-Presidentit Meta janë ngritur tre akuza, korrupsion pasiv, deklarimi ose mosdeklarimi i formularëve dhe pastrimi i produkteve të veprave penale.


