Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Begaj: Sfidat e autizmit duhet të jenë një përparësi shoqërore dhe shtetërore

schedule10:30 - 2 Prill, 2026

schedule 10:30 - 2 Prill, 2026

Në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit mbi Autizmin, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj theksoi rëndësinë e përkujdesjes për personat me autizëm, si një tregues të vërtetë të humanizmit dhe solidaritetit të shoqërisë.

“Sfidat e autizmit duhet të jenë një përparësi shoqërore dhe shtetërore. Personat me autizëm janë qenie të mrekullueshme njerëzore, të cilët, si çdo njeri tjetër, kanë kufizime, por edhe aftësi të jashtëzakonshme. Me talentet dhe aftësitë e tyre, ata e bëjnë botën më të mirë,” shkruan presidenti.

Ai shtoi se të gjithë duhet të punojmë për t’u siguruar që personat me autizëm të jetojnë me dinjitet dhe mundësi të barabarta duke u mbështetur në mënyrë të vazhdueshme në çdo hap të jetës së tyre.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!