Pritjes i erdhi fundi, Artemis II është nisur tashmë në misionin historik drejt Hënës, e para pas 53 vitesh.
Raketa 32-katëshe e Sistemit të Nisjes Hapësinore është nisur tashmë me katër astronautë, në këtë mision historik drejt Hënës. Nuk ka ndalesa – vetëm një kthesë e shpejtë rreth satelitit të Tokës.
Komandanti i misionit Reid Wiseman njoftoi nga bordi i Artemis II se ekuipazhi kishte një pamje të qartë të destinacionit të tyre, duke deklaruar: “Kemi një lindje të bukur të Hënës, po shkojmë drejt saj”. Sipas NASA, vetëm nëntë minuta pas nisjes, misioni arriti me sukses në orbitë rreth Tokës.
Menjëherë pas kësaj, faza e sipërme e raketës Space Launch System, së bashku me kapsulën Orion, u ndanë nga pjesa tjetër e mjetit fluturues, duke vijuar trajektoren e planifikuar drejt Hënës. Ky moment shënon një hap të rëndësishëm në misionin e parë me ekuipazh të programit Artemis.


