Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Duhet t’u transmetojmë seriozitet demokrateve”/ Berisha nuk do garë, Bajramaj: Ka problem se krijohen fraksione brenda PD

schedule21:02 - 1 Prill, 2026

schedule 21:02 - 1 Prill, 2026

Ish-kreu i FRPD-së në Durrës, Artion Bajramaj, ishte i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC Neës, ku komentoi situatën brenda Partisë Demokratike dhe sfidat e brendshme të saj.

Bajramaj theksoi se garat brenda PD nuk janë marrë seriozisht dhe se shumica e kandidatëve përfshihen nga Berisha, duke krijuar mundësi për fraksione të reja.

Ai shtoi se pa ndryshime reale brenda partisë, angazhimi politik do të jetë i kotë dhe kritikoi mungesën e përfshirjes së qytetarëve në listat e kandidatëve, duke e lidhur këtë edhe me kauzat e debatueshme si prishja e teatrit. Bajramaj nënvizoi gjithashtu nevojën për të treguar seriozitet ndaj demokratëve dhe për të rikuperuar situatën përmes reflektimit dhe reformave të brendshme.



“Situata do të ishte e rikuperueshme nëse do të linte një garë. A ka mundësi që të jetë një festival i demokracisë, siç bëhet në Amerikë, që i lë të gjithë kandidatët të tregojnë veten. Asnjëherë nuk është marrë seriozisht kjo garë. Unë mendoj që shumicën e votave në PD, të gjithë njerëzit që bëjnë politikë janë të përzgjedhur nga Berisha, ka problem që mund të ketë kandidatë që mund të marrin vota dhe të krijojnë fraksion brenda PD.

Nëse nuk ka një lloj reagimi brenda PD, unë e kam të kotë që të angazhohem politikisht. Nëse ne nuk bëjmë disa ndryshime reale brenda PD ne harxhojmë energji të kota. Ne duhet t’u transmetojmë seriozitet demokrateve. Gabimi që ne kemi bërë është që nuk kemi futur në listë njerëz qytetarë. Ne bëmë kauza për prishjen e teatrit dhe nuk vendosën në lista në asnjë nga ata persona”, tha Bajramaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!