Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Anëtarët e përgatitur sulmohen më së shumti në PD”, Shkarkimi i këshilltarëve, Bajramaj: Vendim pa bazë statuore

schedule20:44 - 1 Prill, 2026

schedule 20:44 - 1 Prill, 2026

Ish-kreu i FRPD Durrës, Artion Bajramaj, tha në Real Story se në Partinë Demokratike personat e përgatitur sulmohen më së shumti.

Ai theksoi se vendimet për shkarkimin e këshilltarëve nuk kanë bazë statutore dhe nuk mbështeten në prova, duke paralajmëruar se krijohet një precedent i rrezikshëm.

Sa më i përgatitur të jetë një person që futet brenda PD-së, këta njerëz sulmohen dhe duhet të kenë një rezistencë shumë të fortë për të qëndruar në parti. Në mbledhjen e parë të forumit në vitin 2015, mua më kanë përjashtuar.



Në mënyrë miqësore shkuam për të pasur një komunikim lidhur me vendimin për shkarkimin e këshilltarëve. Mendojmë që këto vendime nuk kanë bazë statutore, pasi janë dy nene dhe vetë sekretari i përgjithshëm nuk mund të bëjë përjashtime. Së dyti, nuk kemi asnjë provë që vërteton akuzat dhe kështu krijohet një precedent.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!