Revolucioni te Napoli ka nisur. Klubi italian, i cili udhëhiqet nga Aurelio Di Laurentiis, është në merkato për të marrë lojtarët më të mirë në treg dhe sot, është zbuluar objektivi i radhës i napolitanëve.
Yannick Ferreira Carrasco është emri më i përfolur për t’u bashkuar me Napolin. 26-vjeçari kërkon prej muajsh që të largohet nga Kina, aty ku luan me Dalian Yifang.
Anësori belg ishte shumë pranë firmës me Arsenalin në verë, por “Topçinjtë” zgjodhën Nicolas Pepe. Tani në janar, Carrasco mund të transferohet te Napoli, me klubin e Serie A që e sheh si pasuesin ideal të Insigne, në rast largimi të këtij të fundit./abcnews.al