Brenda pak minutave të fundit, disa shpërthime janë dëgjuar në Dubai.
Autoritetet thonë se sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore po i përgjigjen aktualisht një kërcënimi me raketa.
Ndërsa filloi ky sulm, në Dubai u lëshuan njoftime zyrtare në telefona që paralajmëronin banorët të kërkonim strehim dhe të qëndronim në një vend të sigurt, shkruan BBC.
Autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se shumica e sulmeve po ndalohen. Ndërkohë më herët u sulmua anija me naftë e ankoruar në Dubai.


