Çmimi i benzinës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka mbërritur në mbi 4 dollarë për galonë (një galon = 3.78 litra), për herë të parë prej 2022-s.
Shpërthimi i luftës në Iran ka ngritur çmimin për një dollar në krahasim me periudhën para nisjes së luftës më 28 shkurt.
Hera e fundit, që shoferët në SHBA paguanin këtë shifër ishte para katër vjetësh, pas nisjes së luftës në Ukrainë.
Qëkur SHBA-ja dhe Izraeli nisën luftën e përbashkët ndaj Iranit, çmimi i derivateve ka shpërthyer dhe është rritur vazhdimisht. Lufta ka ndërprerë zinxhirin e furnizimeve nga Lindja e Mesme.


