Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Revolta e bazës në derën e Berishës / Shkrirja e degëve, drejtuesit e Krujës e Fushë-Krujës përplasen me Nokën

schedule18:36 - 30 Mars, 2026

schedule 18:36 - 30 Mars, 2026

Revolta e bazes i shkon Berishes ne prag te deres.

Nje vendim i kryesise te selise se PD, per te shkrire dy deget demokrate te krujes e fushe krujes ne 1, eshte kundershtuar ashper nga drejtuesit e demokratet e dy zonave.

Ata zgjodhen te shkojne vete ne seline e PD, per tu perplasur me sekretarin e pergjithshem flamur noka ne nje mbledhje larg kamerave.

Demokratet e krujes dhe fushe krujes kane kundershtuar vendimin e shkrirjes se deges, duke i lene ato ne dy.

Sekretari i Pergjithshem, Flamur Noka pretendon se ai vetem u ka argumentuar vendimin e kryesise ne mbledhje.

” Nje grup anetaresh te PD kerkonin te anulohet vendimi i Kryesise per te patur nje dege Kruje e Fushe-Kruje  dhe donin qe te kete dy dege. Une ju argumentova vendimin e ata kundershtonin.”

Abc News meson se per shkak te toneve te ashpra mes demokrateve dhe Nokes, eshte dashur nderhyrja e vete Sali Berishes per te qetesuar mbledhjen, me premtimin se kryesia do e rishikoje vendimin e shkrirjes se deges.

Revolta kesaj radhe ndaj Berishes nuk vjen nga zonat humbese, por nga fituesit.

Kruja dhe Fushe Kruja ishin nga te paktat zona qe PD i fitoi ne zgjedhjet e 11 majit, por vendimet e kryesise humbese te selisw blu tashme po kundershtohen direkt nga baza demokrate, ne nje moment kur Berisha ka nisur operacionin fshesa, me perjashtime e vetperjashtime ne prag te zgjedhjeve per kryetar te PD me 23 maj.

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!