Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Elbasan, PD përjashton nga lista e anëtarësisë drejtuesen e këshilltarëve të djathtë

schedule14:23 - 29 Mars, 2026

schedule 14:23 - 29 Mars, 2026

ELBASAN- Drejtuesja e grupit të këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak të Elbasanit, Doris Madhi, ka denoncuar publikisht përjashtimin e saj nga lista e anëtarësisë së Partisë Demokratike në këtë degë, duke ngritur akuza të forta për manipulim të procesit zgjedhor.

“Në Partinë Demokratike, dega e Elbasanit, po zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri. Fatkeqësisht konstatoj në pozicionin që kam si anëtare e këshillit bashkiak Elbasan dhe drejtuese aktuale në këshillin bashkiak, që emri im nuk është në listat e anëtarësisë së PD.

Për pos faktit që unë jam pajisur me teserën e partisë, prej gati 8 vitesh, në një bisedë që pata me drejtuesin politik dhe të deleguarin për procesin, mu komunikua pikërisht sot. Vendimet merren në mënyrë arbitrare dhe jashtë çdo rregulli. Ky proces nuk është më demokratik”, tha ajo.



Në një deklaratë, Madhi bëri me dije se emri i saj nuk figuron në listat e anëtarësisë, ndonëse është pjesë e PD-së prej afro tetë vitesh dhe një nga zërat më aktivë në strukturat lokale.Ajo theksoi se vendimi për pezullimin e anëtarësisë i është komunikuar jashtë çdo afati ligjor dhe pa respektuar procedurat statutore, duke e cilësuar procesin si tërësisht të parregullt.

Madhi ka drejtuar akuza të drejtpërdrejta ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Blendi Himçi, të cilin e konsideron përgjegjës për situatën në degën e Elbasanit. Sipas saj, ai po ndërhyn në mënyrë të padrejtë në procesin zgjedhor për interesa personale dhe politike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!