Kryeministri Edi Rama thotë se Bordi i Transparencës po dikton çmimin e naftës në vend.
Në një takim në Asamblenë e PS në Njësinë Administrative nr. 2 në Tiranë, Rama u shpreh se do të ketë markues të ri në naftës dhe shtoi se qeveria do të futet në treg me komponent shtetëror.
Sipas Ramës, me këto masa të reja, synohet një çmimi i arsyeshëm i naftës dhe rritje të të ardhurave në buxhetin e shtetit.
“Ne sot jemi në një situatë që me kënaqësi e shohim që pagat në sektorin privat rriten. Pagat në sektorin publik janë rritur. Pensionet kanë hyrë në planin e rritjes. Çdo vit, rritja do të dyfishohet. Kjo do të thotë që funksionin ekonomia. Po e shohim me naftën, që po ndikohet nga lufta në Iran. Megjithatë, kemi mësuar, ne dhe njerëzit kanë mësuar që ne rrimë duarkryq. Qoftë me pandeminë, me tërmetin, qoftë me luftën në Ukrainë, ne kemi bërë reagime të cilat kanë lehtësuar njerëzit dhe kanë ndihmuar që ekonomia të mos rrëzohet. Jemi i vermi vend që kemi ulur çmimin e energjisë, me 10 përqind. Me naftën kemi hyrë në veprim, me Bordin e Transparencës kemi diktuar çmimin. Shteti do garantojë rezervat për çdo rast. Dhe e dyta, të ndikojë në çmimin e naftës, duke e sjellë në parametra të arsyeshëm. Ne do futemi në treg me komponent shtetëror, por edhe të fusim disa risi me kapacitete të reja teknologjike. Këto do rrisin të ardhurat në buxhetin e shtetit”, theksoi ai./abcnews.al


