Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve te Bashkuara kanë hedhur poshtë një marrëveshje dypartiake për të rihapur Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe në vend të kësaj kanë miratuar një plan tjetër, duke zgjatur mbylljen që ka shkaktuar vonesa të mëdha në aeroporte.
Kolegët e tyre në Senat mbështetën një projektligj që do të kishte rihapur pjesën më të madhe të departamentit, por do të përjashtonte financimin për agjencitë e imigracionit për të fituar mbështetje nga Demokratët.
Udhëheqësit republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve e hodhën poshtë këtë, me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson që e etiketoi projektligjin e Senatit si një “shaka”.
Oficerët të cilët menaxhojnë sigurinë e aeroporteve amerikane, nuk janë paguar për më shumë se një muaj për shkak të bllokimit, teksa kongresi tani po shkon në një pushim dyjavor.
Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve kërkojnë që legjislacioni të përfshijë para për zbatimin e ligjit për imigracionin, përfshirë edhe agjentët e ICE.
Ata e miratuan masën me një votim 213 kundër dhe 203 kundër të premten vonë dhe projektligji do të kthehet në Senat për miratim përfundimtar.
Demokratët kanë bërë presion për të ndaluar financimin e agjencive të imigracionit të mbuluara nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare pa reforma.
Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër që udhëzon administratën e tij të paguajë qindra agjentë të sigurisë së aeroporteve.
Ky veprim mund të përballet me sfida ligjore dhe politike, pasi Kushtetuta amerikane i ngarkon Kongresit autorizimin e shpenzimeve për qeverinë federale.


