Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“PD, plaçkë e luftës së tij”/ Gjikondi: Berisha pa asnjë shpresë, edhe opozitën ‘e ka kthyer non grata’

schedule23:41 - 27 Mars, 2026

schedule 23:41 - 27 Mars, 2026

Shpresa nga Uashingtoni, nuk vjen as djathtas as majtas. Në përpjekje për të futur në kurth non-gratën, Berisha ra vete brenda.

Një ish-kandidat për deputet i PD në Fier, Fatjon Semanjaku, i cili la SHBA pas 13 vitesh për të bërë Shqipërinë madhështore krah Bardhit dhe Berishës, i bëri disa pyetje në formë akuze ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antoni Blinken për non- gratën e kryetarit të PD.

Por Blinken u mjaftua me një përgjigje të thatë dhe të prerë: “Unë qëndroj plotësisht pas sanksioneve të vendosura ndaj z. Berisha. Nuk kam asnjë hezitim apo dyshim për këtë vendim, aspak. Kjo nuk flet për mangësitë e administratës, por flet për mangësitë e Berishës dhe unë do të vazhdoj të qëndroj pas kësaj. Është thjesht një ndryshim gjykimi”, ka thënë ai



Gjatë një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, juristja Brizida Gjikodi në një analizë të kësaj situatë dhe zhvillimeve në PD, tha se kjo parti nuk ka më asnjë shpresë dhe se nuk i hyn në punë askujt.

Gjithashtu theksoi se kreu i PD Sali Berisha është non grata dhe se partinë po ashtu e ka kapur ‘me dhëmbë dhe se edhe opozita është bërë non grata”.

“Berisha nuk ka më asnjë shpresë. Provokimi i atij djaloshi që unë do e quaja djalosh, ishte thjeshtë një kamikaz që përdorej nga Berisha. Por Berisha ka qenë dhe do të jetë non grata. Për zotin Berisha vendimi është akoma më i rëndë është marrë nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Në këtë dëshpërim të madh që e ka kapur, ku humbi dhe lekët dhe fytyrën nuk i ka mbetur gjë tjetër por të bëjë këto gjëra. Ndërsa zoti Bardhi gjatë gjithë kohës që ka qenë në luftë me Berishës, e thërriste babai i Zenit, për të kujtuar edhe Gërdecin. Besoj se drejtësia po merret me Berishën. Por është e shëmtuar të shohësh të gjitha deklaratat që ka mbajtur Bardhi deri në 2023, ku shprehej se “i vdekur dhe nuk bëhet pjesë e partisë së Berishës, apo nuk merret me non grata. Por ne jemi mësuar me politikanë të formatit të Bardhit që lëpin atë që pështyn”. Por me një opozitë ku Berisha e ka kapur me dhëmbë dhe nuk e lëshon, edhe ajo opozitë është non grata, është pa frymë dhe pa moral”, tha ndër të tjera ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!