Ish ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj tha se Rama ka bashkëpunuar me të gjitha qeveritë në Kosovë pa dallim, duke mbajtur të njëjtën qasje ndaj PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, ndërsa theksohet nevoja për forcimin e partneritetit strategjik mes Kosovës dhe Shqipërisë në një rend ndërkombëtar të pasigurt.
Ai paralajmëron se përçarjet politike mes Kurtit dhe Osmanit vijnë në një moment delikat, kur marrëdhëniet mes SHBA dhe Europës janë thellësisht të tensionuara, duke rritur sfidat për të ardhmen politike të Kosovës.
“ Cfarë ka bërë Rama gjatë kësaj kohe që mendoj është e drejtë është që ka bashkëpunuar me ata që janë në qeveri. Unë kam qenë ministër i jashtëm, kam patur bashkëpunim me Berishën e me Ramën, kur je në qeveri bashkëpunon me ata që janë në qeveri. Ndaj nuk shoh ndonjë dallim të qasjes së Ramës në raport me PDK apo me LDK apo me AAK. Është sjellë si kryeministër i Shqipërisë, kushdo të jetë në qeveri të Kosovës e shoh të domosdoshme të bashkëpunohet me Tiranën, dallimi në kohën tonë ka qenë që në atë kohë arritëm të hartojmë një koncept të partneritetit strategjik të mbledhjeve të dy qeveri.
E shoh të domosdoshme sot në një rend ndërkombëtar, që ka lindur Kosovën e pavarur por ka vdekur një rend i cili ende nuk është krijuar dhe Kosova e Shqipëria si asnjëherë më shumë duhet të mendojnë dhe rimendojnë se si të sillen në këtë botë që është e pasigurtë.
Divorci politik mes Kurtit dhe Osmanit po ndodh në një kohë kur ndarja mes Amerikës dhe Evropës është skajshmërisht e thellë. Kemi një Amerikë që politikën e jashtme e bazon në premise ideologjike, që është më shumë e orientuar drejt Azisë dhe më pak drejt Evropës. Dhe një Amerikë, pa të cilën ne e kemi të vështirë mbijetesën tonë politike. Shqetësimi im është si të sillemi ne këtë situatë politike.” / abcnews.al /


