Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kurti dhe Osmani heshtin pas vendimit të GJK/ Haxhiu mbledh kryesinë e Kuvendit të hënën

schedule17:28 - 26 Mars, 2026

schedule 17:28 - 26 Mars, 2026

Pas vendit të Kushtetueses për të shpallur dekretin e presidentes Osmani të pavlefshëm, pa asnjë efekt juridik dhe lënies kohë edhe 34 ditë për të zgjedhur Kreun e ri të shtetit, politika në Kosovë nuk ka lëvizur.

As Osmani, presidente deri më 4 prill dhe as Kurti nuk kanë pranuar të komentojnë sot lidhur me vendimin e organit më të lartë të drejtësisë në vend, por ka qenë kryetarja  e Kuvendit Albulena Haxhiu që ka thirrur të hënën në orën 11 mbledhjen e rradhës të kryesisë së Kuvendit.

Nga subjektet e tjera politike, kryetari i PDK Bedri Hamza deklaroi se partia e respekton aktgjykimin e Kushtetueses ndërsa ka mbledhur kryesinë.



Ai tha se vetëm pas diskutimeve në organet drejtuese PDK-ja do të marrë një qëndrim në lidhje me çështjen e presidentit, por ende nuk ka marrë asnjë ftesë për takim nga Albin Kurti.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbledhur Kryesinë, ndërsa LDK nuk ka inicuar ende asnjë lëvizje politike.

Nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedh Presidentin për 34 ditë, vendi do të shkoj në zgjedhje pas 45 ditëve.   / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!