Ekonomia shqiptare ka regjistruar një rritje të qëndrueshme. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave konfirmojnë se përgjatë vitit 2025 prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 3.8% nga rreth 4 % që ishte një vit më parë.
Sipas Instat në tremujorin e katërt kontributin më të rëndësishëm e ka dhënë sektori i ndërtimit i cili ka një rritje me 1,17% ndjekur nga “Administrata publike,Aktivitete të pasurive të paluajtshme si dhe Akomodimi dhe Shërbim ushqimor.
Ndërkohë që bujqësia vijoi të japë ndikim negativ në rritjen ekonomike dhe po ashtu edhe sektori i Industrisë i ndikuar më së shumti dhe nga konjukturat ndërkombëtare
fakti që ndërtimi ka dhënë kontributin më të madh pozitiv në tremujorin e fundit, tregon se ekonomia ka vijuar të mbështetet ndjeshëm te aktiviteti i lidhur me pronën si dhe me investimet në pasuri të paluajtshme. Paralelisht, rritja e administratës publike, arsimit dhe shëndetësisë tregon se edhe sektori publik ka pasur një peshë të rëndësishme në zgjerimin ekonomik.
Edhe verëjmë nivelin e shpenzimeve tremujori i katërt konfirmon një ekonomi që është mbështetur te kërkesa e brendshme dhe investimet. Konsumi final i popullatës u rrit me 2.99%, konsumi final i qeverisë me 1.83%.


