Një 48-vjeçar grek është kapur në doganën e Goricës, me sasi droge brenda në mjet.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi grek Thomas Kathreptis ka modifikuar një pjesë të mjetit për të bërë të mundur futjen e kanabisit.
Sasia e kapur është rreth 34 kilogramë. Droga ishte e ndarë në 37 pako.
Shtetasi grek u kap në tentativë për të kaluar drejt Maqedonisë së Veriut, ndërsa policia ka ndërhyrë menjëherë për të zbuluar sasinë e drogës të fshehur në mjet.
Ky i fundit, dyshohet se e ka marrë drogën në shtetin shqiptar dhe ka dashur ta çojë drejt shtetit maqedonas, ndërsa është arrestuar nga policia. Në pranga ra edhe pasagjerja Antiopi Marinou.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 34 kg me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, automjeti, dy aparate celulare dhe një shumë eurosh.
Hetimet për rastin vijojnë për të zbardhur edhe persona të tjerë që kanë lidhje me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike./abcnews.al


