Juristi Edmond Petraj tha për Real Story se lufta ndaj korrupsionit është e vështirë dhe se strukturat janë të mbingarkuara. Petraj tha se ka ardhur koha që kallëzimet penale të kalojnë në filtër dhe përmendi nisjen e hetimeve penale për pastrim parash kur nuk janë verifikuar elementët financiarë.
“Ne u përballëm me nivele të reja të hetimit paraprak, të bësh një hetim kundër korrupsionit është e vështirë. Ka ardhur koha që çdo lloj kallëzimi penal të kalojë në filter, a jemi të denjë ta bëjmë apo është punë politike.
U dend strukturë e veçantë sa vinin nga 100-150 kallëzime në ditë apo në javë. Kjo ishte një betejë që e nisi Basha. Problemin e kemi tek profesionalizmi, kemi shumë mangësi, gjykata e posacme ka nisur që çështjet janë shumë të vështira. Si mund të nisesh një hetim penal për pastrim parash kur nuk ke verifikuar elementet financiare.” / abcnews.al /


