Trajneri Sylvinho dhe kapiteni i Kombëtare Gjimshiti mbajtën konferencën për shtyp përpara ndeshjes së nesërme ndaj Polonisë. Trajneri Sylvinho tha se tifozët janë një pjesë e rëndësishme e forcës së skuadrës dhe theksoi se ndaj Polonisë pritet një ndeshje shumë e vështirë që kërkon përqendrim maksimal.
Ai vlerësoi Lewandowski si një nga lojtarët më të mirë në botë, por shtoi se ekipi duhet të ketë kujdes ndaj gjithë skuadrës polake, jo vetëm ndaj tij.
“Tifozët janë pjesë e forcës sonë, i kemi kudo. Kam parë së fundmi ndeshjet kualifikuese të Botërorit, ndeshja finale është kryer mes Polonisë dhe Suedisë. Do të jenë 90 minuta të vështira, duhet përqendrim i lartë dhe nuk ka lidhje me ndeshjen e 2 viteve më parë.
Në 90 minuta mund të ndodhë çdo gjë. Levandovski është një prej lojtarëve më të mirë në botë, kam parë shumë ndeshje të Barcelonës. Është një prej më të mirëve, por edhe rreth tij kemi një skuadër që luan për të. Duhet të kemi kujdes jo vetëm nga ai, por edhe nga shumë lojtarë të tjerë që luajnë shumë mirë fizikisht dhe teknikisht.”


