Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Historia e pabesueshme e Mbappe/ Skandal te Real, diagnozë e gabuar për dëmtimin e sulmuesit

schedule12:48 - 25 Mars, 2026

schedule 12:48 - 25 Mars, 2026

Zbulimet e bëra së fundmi në Francë në lidhje me gjendjen e Kylian Mbappé janë të pabesueshme. Pse jo tronditëse, pasi janë të vërteta.

Jashtë fushe që nga fillimi i marsit, francezi u kthye për disa minuta në ndeshjen e fundit me Real Madrid në derbin e fituar kundër Atletico, ndërsa tani është I grumbulluar kombëtaren e francës për ndeshjet miqësore kundër Brazilit dhe Kolumbisë.

Por, historia e tij e javëve të fundit është me të vërtetë surreale. Sipas asaj që tregojnë mediat fraceze, stafi mjekësor I Real Madrid e diagnostikoi gabimisht dëmtimin e sulmuesit.



Më shumë se kaq, mjekët ngatërruan gjurin.

Në vend që të ekzaminonin gjurin e majtë, mjekët madrilenë ekzaminuan rezonancën magnetike të gjurit të djathtë të lojtarit.

Nuk është rastësi që 27-vjeçari është ribashkuar me ekipin e tij kombëtar dhe madje mund të luajë.

Kjo erdhi pasi, Kylian Mbappe u lejua nga Real të udhëtonte drejt Parisit, ku iu nënshtrua testeve të tjera mjekësore që zbuluan dëmtimin, duke zgjidhur shpejt edhe problemin.

Një fund I lumtur, por vetëm për Kylian Mbappé, por jo për stafin mjekësor të klubit madrilen.

Sipas mediave spanjolle, me urdhër të presidentit Florentino Perez u shkarkuan të gjithë përgjegjësit që e vendosën klubin në një pozicion të vështirë dhe qesharak.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!