ROSKOVEC- Një krim i dyfishtë ka ndodhur brenda familjes këtë të martë në Roskovec.
Sipas policisë, një burrë rreth 80-vjeç ka qëlluar për vdekje me armë zjarri gruan dhe më pas ka vrarë edhe veten. Viktimat janë Shefit dhe Dashuri Rrapaj.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Kuman.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.
“Rreth orës 14:30, një shtetas rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij, shtetasen rreth 75 vjeçe, dhe më pas ka vrarë veten.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rasti’, njofton policia./abcnews.al


