Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ligji për referendumet/ Çupi: Qytetërim më i përparuar. Referendume të tilla ndihmojnë Shqipërinë drejt integrimit në BE

schedule13:39 - 24 Mars, 2026

schedule 13:39 - 24 Mars, 2026

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në “News Line” në ABC News, komentoi mbi rëndësinë e referendumit dhe ndryshimeve ligjore në Shqipëri.

Ai vuri në dukje se ideja e referendumit ka qenë më parë një “fantazmë” politike, por tani po bëhet më konkrete dhe mund të ndihmojë vendin të përparojë drejt një sistemi më të civilizuar, duke u përafruar me vendet që kanë një raport më të ulët të deputetëve ndaj popullsisë.

Sipas Çupit, referendumet e tilla mund të kontribuojnë në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke forcuar institucionet e shtetit dhe duke siguruar funksionimin e makinerisë shtetërore në të gjitha dimensionet e saj.



Ai theksoi gjithashtu domosdoshmërinë e referendumeve për ndryshimet në Kushtetutë, duke kujtuar sfidat e mëparshme në drejtësi dhe nevojën për reforma të ngjashme në polici dhe institucione të tjera.

“Ka disa kohë që kjo ide sillet në politikë si një ‘fantazmë”, tani bëhet më konkrete. Besoj se është më shumë herë më civile, t’i përafrohemi shteteve të tjera për një qytetërim më të përparuara. Të cilat në raport me popullsinë kanë numër më të ulët deputetësh. Referendume të tilla ndihmojnë Shqipërinë drejt integrimit në BE. Të sistemosh institucionet e shtetit, ky është problemi më i madh.

Makineria e shtetit duhet që të funksionojë në të gjitha dimensionet e saj për t’iu afruar BE-së. Kjo është diçka e domosdoshme. Është e domosdoshme të kesh një referendum edhe për ndryshimet në Kushtetutë. E pamë se çfarë ndodhi me drejtësinë, kjo mund të ndodhë edhe policinë, etj. Jemi në hapësirat ku shteti. Jemi duke ndërtuar makinerinë kryesore të shtetit për të shkuar drejt anëtarësimit në BE”, tha Çupi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!