Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA dhe Irani gati t’i zgjidhin mosmarrëveshjet, Trumpi shtyn sulmet ndaj termocentraleve iraniane

schedule09:44 - 24 Mars, 2026

schedule 09:44 - 24 Mars, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar të hënën se ka udhëzuar Departamentin e Mbrojtjes të shtyjë të gjitha sulmet ajrore kundër termocentraleve iraniane dhe infrastrukturës energjetike për një periudhë pesëditore.

Kjo varet nga “suksesi i takimeve dhe diskutimeve të vazhdueshme”, ka thënë ai në një postim në Truth Social.

Trumpi ka shtuar se, gjatë dy ditëve të fundit, Uashingtoni dhe Teherani kanë pasur “biseda shumë të mira dhe produktive në lidhje me një zgjidhje të plotë dhe totale të armiqësive tona në Lindjen e Mesme”.



“Kam kënaqësinë të raportoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendi i Iranit kanë patur, gjatë dy ditëve të fundit, biseda shumë të mira dhe produktive lidhur me një zgjidhje të plotë të armiqësive tona në Lindjen e Mesme. Bazuar në tonin e këtyre bisedave të thella, të detajuara dhe ndërtuese, të cilat do të vazhdojnë gjatë gjithë javës, kam udhëzuar Departamentin e Luftës të shtyjë çdo sulm ushtarak kundër centraleve elektrike dhe infrastrukturës energjetike iraniane për një periudhë pesë-ditore, në varësi të suksesit të takimeve dhe diskutimeve në vazhdim”, ka shkruar Trumpi në Truth Social.

Trumpi ka njoftuar të shtunën se po i jepte Iranit 48 orë afat, për të hapur Ngushticën e Hormuzit, rruga ujore jetësore që bllokohet në mënyrë efektive nga Irani, e nëpër të cilën transportohet rreth një e pesta e furnizimeve globale me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm.

Teherani zyrtar ka thënë se do të “shkatërronte në mënyrë të pakthyeshme” infrastrukturën thelbësore në të gjithë Lindjen e Mesme, duke përfshirë sistemet jetësore të ujit, nëse SHBA-ja do ta sulmonte.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!