Bilanci i rëndë në Afganistan, më shumë se 100 mijë viktima në 10 vite

schedule07:42 - 27 Dhjetor, 2019

schedule 07:42 - 27 Dhjetor, 2019

Zyrtari i misionit të OKB-së ka bërë të ditur se për shkak të konfliktit afgan kanë humbur jetën më shumë se 100, 000 civilë, në vetëm dhjetë vite.

“Lufta në Afganistan vazhdon të shkaktojë një numër të lartë viktimash”, tha Tadamichi Yamamoto.

“Humbjet civile kanë tejkaluar numrin e 100 000 viktimave vetëm në 10 vitet e fundit”, shtoi shefi i Manuas duke shprehur trishtimin e thellë, raporton  ATSH.

Ndërkohë misioni i OKB-së ende nuk ka dhënë detaje për këtë shifër, por ka bërë një numërim sistematik të viktimave civile që prej vitit 2009. Ai publikon raporte tremujore të detajuara për këtë çështje. Sipas OKB-së është vendosur një rekord në tremujorin e tretë të 2019-tës me 1 174 civilë të vrarë dhe 3 139 të plagosur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!