Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjermania i “heq” flamurin PD/ Shuplakë gjermane Berishës: Dhuna në protestë, e papranueshme!

schedule10:25 - 23 Mars, 2026

schedule 10:25 - 23 Mars, 2026

Flamujt gjermanë nuk i pinë ujë Berishës. Ambasada gjermane ka dënuar përdorimin e flamujve të shtetit të saj në protestën e PD për të hedhur molotovë e fishekzjarre.

“Ambasada Gjermane dënon dhunën e papranueshme në kuadër të demonstratave të djeshme. Protestat politike dhe e drejta për të demonstruar janë të drejta themelore në çdo shoqëri demokratike. Por ato nuk mund të përligjin asnjëherë dhunën ndaj personave apo objekteve. Ne kërkojmë prej përfaqësuesve të partive politike përgjegjëse të distancohen në mënyrë të paekuivokë nga dhuna.”

Të dielën, në protestë kombëtare, Partia Demokratike kishte hequr flamujt amerikanë për të protestuar me flamuj gjermanë dhe europianë, por në këta flamuj prodhohej dhuna e radhës me molotovë e fishekzjarre nga grupi i zjarrit të Berishës.



Qëndrimi i Ambasadës gjermane vijon të jetë në një linjë me Brukselin dhe Berlinin, të cilat njëzëri dënojnë protestat e dhunshme të Sali Berishës në Tiranë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!