Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

schedule12:52 - 22 Mars, 2026

schedule 12:52 - 22 Mars, 2026

Sulmet iraniane në Izrael kanë lënë më shumë se 160 persona të plagosur në qytetet Dimona dhe Arad të shtunën vonë.

Sipas autoriteteve shëndetësore izraelite, nga këta 11 persona u plagosën rëndë.

84 persona po trajtohen në Arad dhe 78 të tjerë në Dimona, pasi raketat balistike goditën qytetet, të cilat janë afër një objekti bërthamor. Të dy qytetet janë afër vendit kryesor të pasurimit bërthamor të Izraelit dhe kjo është hera e parë që raketat iraniane kaluan sistemet e mbrojtjes ajrore të Izraelit në këtë zonë.



Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se nuk është në dijeni të ndonjë dëmtimi në objektin e kërkimit bërthamor që ndodhet rreth 13 km jashtë Dimonës.

Goditja e Iranit erdhi pasi akuzoi ushtrinë izraelite se qëndronte pas një sulmi në objektin bërthamor në Natanz, diçka që Izraeli e ka mohuar.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua të vazhdojë të sulmojë Iranin, ndërsa rë më vonë, ushtria izraelite tha se forcat e saj kishin nisur një valë sulmesh ndaj Teheranit.

Vendet në Gjirin Persik kanë reaguar ndaj sulmeve të shumta, ndërsa lufta në Lindjen e Mesme vazhdon të kërcënojë jetën e përditshme.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite u përballën me sulme këtë mëngjes. Kjo vjen Arabia Saudite ka shpallur disa anëtarë të stafit të ambasadës iraniane, përfshirë atasheun e saj ushtarak, si persona non grata, duke i urdhëruar ata të largohen nga vendi.

Ministria e Mbrojtjes e Bahreinit tha se dy raketa dhe dy dronë goditën vendin, ku ndodhet Flota e 5-të e SHBA.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!