Tregu i apartamenteve me qirave të cilat rezervohen nëpërmjet platformës ‘Booking’ është vendosur nën lupën e kontrolleve të administratës tatimore.
Nga të dhënat vërehet një rritje fortë e aktivitetit dhe të ardhurave dhe nisur nga kjo tatimet kanë kërkuar që të bëhet deklarim i saktë i të ardhurave nga akomodimi në deklaratën vjetore të të ardhurave.
Vetëm për periudhën janar – shtator 2025, rezulton se 17,225 subjekte dhe individë kanë realizuar dhënien me qira të apartamenteve përmes platformës.
Ndërkohë që vlera totale e rezervimeve rezulton se është mbi 80 milion euro vetëm në 9 muaj. Ndërsa vlera e komisioneve që është mbajtur nga platforma ku janë realizuar rezervimet rezulton 12.8 milionë euro. Të dhënat e administratës tatimore konfirmojnë rëndësinë në aspektin ekonomik dhe rritjen e sektorit të turizmit
Administrata tatimore i kërkon, bizneseve që operojnë në këtë sektor që të verifikojnë përputhshmërinë e deklarimeve të tyre me të dhënat e disponuara nga platforma, për të shmangur kontrollet dhe rivlerësimet tatimore.
Në rast të mos-deklarimit të ardhurave subjektet apo individët rrezikojnë të gjobiten. Prej kohësh autoritetet kanë vendosur në fokus formalizimin në një sërë sektorësh në ekonomi e sidomos në turizëm.
/abcnews.al/


