Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Drejtësia/ “Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Socialiste”, Rama: Durimi ynë heroik, përballë gjithë llumit

schedule12:29 - 21 Mars, 2026

schedule 12:29 - 21 Mars, 2026

Rama: Prandaj shumë cka që nuk shkon më vjen keq ta them pë rata që e kerëkojnë nga ne dhe më vjen mirë ta them pë rata që na akuzojnë, nuk ka të bëjë me ne. E kemi dorëzuar shpatën e gjyqësorit te pushteti gjyqësor. Kemi qeverinë e vendit, por nuk kemi qeverinë e drejtësisë. Ne jemi këtu vetëm për të bërë durim të madh, durim strategjik në funksion të gjithë vizionit tonë për transformimin e drejtësisë.

Institucionet demokratike ndryshe nga fëmijët nuk rriten aq shpejt. Një fëmije i duhen 20 vjet, po të themi 18 vjet, institucioneve i duhen shumë më tepër dhe shteteve shumë më tepër. Sot ne, frymëzuesit, mbështetësit e reformës në drejtësi, jo vetëm që flasim gjëra të tjera nga ato që mund të flisnim nëse do ishte bërë 35 vite më parë reforma, por dëgjojmë edhe shumë gjëra që nuk na takojnë.

Por një gjë e përsri, bebja nuk mund të hidhet kurrë poshtë,bashkë me ujin e pistë. Durimi ynë duhet të jetë heroik përballë gjithë llumit. Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Socialiste të Shqipërisë. Do mbajë mend këtë kohë të reformës dhe pavarësimit të drejtësisë të tjerat do i marrë era. Ne jemi PS dhe duhet të përballemi me llumin që vjen drejt nesh me gjithë farë akuzash e shprehje të barbarisë, që karakterizon një periudhë kur demokracia është ende një qenie në formim e sipër dhe jo plotësisht e formuar./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!