Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“Nuk duam të pajisemi me armë bërthamore”/ Masoud Pezeshkian: Irani s’ka nevojë për praninë e të huajve në rajon

schedule18:55 - 20 Mars, 2026

schedule 18:55 - 20 Mars, 2026

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian ka dhënë një mesazh për festën e Novruzit. pezeshkian ka theksuar se vendi i tij nuk kërkon luftë me fqinjët e tij.

Ai gjithashtu përsëriti se Irani nuk dëshiron të pajiset me armë bërthamore.

“Vështirësitë tona janë rezultat i ndërhyrjes së armiqve. Fqinjët tanë të dashur që na rrethojnë, ju jeni vëllezërit tanë… ne kemi ardhur për të zgjidhur të gjitha këto mosmarrëveshje me ju”, tha ai.



Sipas tij Irani propozon për të vendosur paqen dhe stabilitetin në rajon. Ai shtoi se Irani kërkon të formohet një strukturë rajonale sigurie nga vendet islamike.

“Nuk kemi nevojë për praninë e të huajve në rajon”, shtoi ai.

Pezeshkian theksoi se Udhëheqësi Suprem, Ajatollah Mojtaba Khamenei ka deklaruar se armët bërthamore janë të ndaluara fetarisht dhe asnjë zyrtar nuk lejohet të ndjekë plane për t’i përvetësuar ato.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!