Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

FIFA ndëshkon Federatën e Futbollit të Izraelit për shkelje disiplinore

schedule10:16 - 20 Mars, 2026

schedule 10:16 - 20 Mars, 2026

Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka vendosur të ndëshkojë Federatën e Futbollit të Izraelit (IFA), pasi konstatoi se kjo e fundit ka kryer disa shkelje të detyrimeve si anëtare e organizatës më të lartë të futbollit botëror.

Vendimi vjen pas një propozimi të bërë nga Federata Palestineze e Futbollit në Kongresin e 74-t të FIFA-s, si dhe hetimeve të zhvilluara më pas nga organet përkatëse të FIFA-s lidhur me pretendimet për diskriminim.

Sipas vendimit, IFA ka shkelur nenin 13 (sjellje fyese dhe parimet e “fair play”) dhe nenin 15 (diskriminim dhe abuzim racist) të Kodit Disiplinor të FIFA-s.



Masat e vendosura nga FIFA:

  • Gjobë prej 150 mijë frangash zvicerane;

  • Paralajmërim për sjelljen;

  • Detyrim për të zbatuar një plan parandalues kundër diskriminimit.

Në kuadër të këtij plani, Federata e Futbollit të Izraelit duhet të shfaqë në tre ndeshjet e ardhshme si vendase në kompeticionet e FIFA-s një banderolë me mesazhin: “Futbolli bashkon botën – Jo diskriminimit”.

Po ashtu, brenda 60 ditëve nga njoftimi i vendimit, IFA duhet të përdorë një të tretën e shumës së gjobës për të zbatuar një plan gjithëpërfshirës kundër diskriminimit, që përfshin reforma, monitorim dhe fushata ndërgjegjësuese në stadiume dhe në kanalet zyrtare për një sezon të plotë.

Komiteti Disiplinor thekson se futbolli duhet të mbetet një platformë për paqe, dialog dhe respekt të ndërsjellë, duke nënvizuar rëndësinë e vlerave si barazia dhe dinjiteti, veçanërisht në kontekste konfliktesh.

Vendimi është publikuar në faqen zyrtare ligjore të FIFA-s dhe mund të ankimohet në Komitetin e Apelimit të FIFA-s.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!