Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Drejtori i burgut me shtëpi bari në Peqin/ Vetëdorëzohet në polici Bilal Hasa, mohon pretendimet

schedule19:20 - 19 Mars, 2026

schedule 19:20 - 19 Mars, 2026

Një “shtëpi bari” është zbuluar në zonën e Peqinit, nga një aksion i organizuar nga policia këtë të enjte, 19 mars. Policia gjeti në banesë 4 mijë rrënjë kanabis.

Sipas informacioneve, shtëpia i përket drejtorit të Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa.

Burime nga blutë bëjnë me dije se ish drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është vetëparaqitur në polici, për të dhënë sqarime të plota lidhur me ngjarjen, pasi emri i tij u përfshi në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit si pronar i objektit ku u zbulua lënda narkotike.



Sipas të njëjtave burime, Hasa ka hedhur poshtë pretendimet e ngritura në njoftimin policor, duke deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me veprimtarinë e paligjshme të zbuluar në godinë.

Mësohet se ai ka pohuar se prej disa muajsh nuk ka shkuar në atë objekt dhe se nuk ka pasur dijeni për atë që mund të ishte ushtruar aty.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!