Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Lufta në Iran dhe rritja e çmimit të naftës, një tjetër kompani ajrore anulon rreth 1 mijë fluturime

schedule08:34 - 19 Mars, 2026

schedule 08:34 - 19 Mars, 2026

Një tjetër linjë ajrore po anulon fluturimet për shkak të çmimeve të larta të karburantit.

Kompania ajrore “Scandinavian Airlines” njoftoi se do të anulojë 1,000 fluturime për shkak të rritjes së çmimeve të naftës dhe karburantit për avionë mes konfliktit në Lindjen e Mesme dhe mbylljes së Ngushticës së Hormuzit.

“Ne do të anulojmë qindra  fluturimet gjatë marsit, por po përpiqemi ta mbrojmë trafikun tonë sa më shumë që të jetë e mundur. Për prillin bëhet fjalë për të paktën një mijë nisje. Por kjo duhet krahasuar me faktin që kemi 800 fluturime në ditë, kështu që këto nuk janë masa drastike”,  tha drejtori ekzekutiv i SAS, Anko van der Werff, për gazetën e përditshme suedeze “Dagens Industri”.



Shumica e fluturimeve të anuluara në mars ishin linja të brendshme në Norvegji, me disa të prekura nga Suedia dhe Danimarka, sipas një deklarate të SAS për AFP.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!