Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Izraeli godet gazin iranian/ Bombardon fushat më të mëdha në botë në jug të vendit

schedule18:15 - 18 Mars, 2026

schedule 18:15 - 18 Mars, 2026

Izraeli sulmoi këtë të mërkurë fushat më të mëdha të gazit në botë duke godittur fushat e Parsit Jugor të Iranit, një lëvizje kjo e cila tronditi tregjet e hidrokarbureve dhe solli zemërim të Teheranit.

Irani është zotuar se për tu hakmarrë  do të sulmojë të gjithë objektet e naftës dhe Gazit në Gjirin Persik duke përfshirë KAtarit, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite.

Sulmet e Kryera nga Izraeli ndaj fushave më të mëdha të gazit në botë që gjenden në Iran sollën tronditje të tregjeve, me çmimet e naftës që në bursën europiane arritën në mbi 110 dollarë për fuqi.



Katari dënoi sulmin Izraelit ndaj Fushave të Gazit të Parsin Jugor të Iranit duke thënë se kjo ishte një lëvizje e rrezikshme dhe e papërgjegjshme.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të KAtarit Shrkoi në X se shënjestrimi I Infrastrukturës kritike Energjitike përbën një kërcënim globaj dhe jo vetëm për rajonin.

Pas zotimit të Iranit  për Hakmarrje,  Katari evakuoi  objektet e gazit natyror të lëngshëm ndërsa Iraku tha se kishte pezulluar importet e gazit natyror.

Raporte të ndryshme të mediave ndërkombëtare përgjatë javës së shkuar treguan se Shtetete e Bashkuara kishin paralajmëruar Izraelin që të mos godiste objektiva të rëndësishëm të infrastrukturës energjitike brenda Iranit, pasi dicka e tillë do të sillte rritje të cmimi të hidrokarbureve në mbarë botën dhe një tronditje në bursat ndërkombëtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!