Tregu energjitik shqiptar ka avancuar duke u përafruar plotësisht me standartet e tregut energjitik të Bashkimit Europian. Vlerësimi është bërë nga Komuniteti i energjisë i cili në një raport për vitin 2025 thekson se vendi jonë ka kuadrin ligjor më të plotë në rajon për kontrollin e tregut të energjisë dhe shmangien e abuzimeve në kurriz të qytetarëve.
Në raport vlerësohet se Enri Rregullator i Energjisë ka kompetenca ligjore për të hetuar abuzimet e mundshme në tregun e energjisë dhe të vendose penalitete në rast të konstatimit të shkeljeve.
Ndryshe nga disa vende të rajonit ku nuk ka qartësi të detyrave të intstitucioneve duke ndikuar direkt në transparencën e tregut.
Në Bosnje hercegovine apo Serbi kompetencat e institucioneve për monitorimin e tregut të energjisë konsiderohen të kufizuara duke vonuar hetimet në rast të shkeljeve të ndryshme .
Dokumenti i Komunitetit të Energjisë vlerëson progresin e vendeve të tjera të rajonit në përafrimin me rregullat e Bashkimit Europian që synojnë të rrisin transparencën dhe të parandalojnë praktika të tilla si manipulimi i çmimeve apo rastet e mos-publikimit të informacionit të brendshëm që mund të ndikojë në çmimet e energjisë. Sipas raportit, nga 10 vendet e analizuara, gjashtë prej tyre: Shqipëria, Gjeorgjia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Ukraina, e kanë përfshirë plotësisht rregulloren në legjislacionin kombëtar.
zbatimi i plotë i rregullores për Integritetin dhe Transparencën e Tregut të Energjisë m shihet si një një element i rëndësishëm për funksionimin e tregjeve të liberalizuara të energjisë, pasi synon të rrisë transparencën e transaksioneve dhe të parandalojë manipulimin e çmimeve në tregjet e energjisë elektrike dhe gazit.
Ky kuadër ligjor është pjesë e kuadrit rregullator të Bashkimit Europian për tregjet e energjisë dhe ka rëndësi duke qenë pjesë e procesit të integrimit me tregun energjetik europian./abcnews.al


