Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Liverpool “luan” sezonin/ Anglezët, mision i rrezikshëm për çerekfinalet në Champions

schedule12:37 - 18 Mars, 2026

schedule 12:37 - 18 Mars, 2026

Nuk po mundet që të ngrejë kokë. Liverpuli mund të jetë krenaria e futbollit anglez në kupat europiane, por në prag të duelit të sotëm ndaj Gallatasarajit në Ligën e Kampionëve, nuk është aspak në formë.

Barazimi 1-1 në “Anfild” me Totenhemin nuk është se I dha më shumë besim skuadrës së trajnerit Arne Slot, që duhet të përmbysë dizavantazhin minimal 0-1 të sfidës së parë në Stamboll.

Me vendin e pestë në Premier Ligë, pra për momentin jashtë zonës Champions, dhe me disfatën e dytë radhazi në kontinent ndaj turqve, realiteti duket I hidhur.



Të kuqtë kanë po ashtu disa mungesa.

Sulmuesi Aleksandër Isak u kthye në stërvitje, por as nuk bëhet fjalë që të luajë.

Xho Gomez është në dyshim pasi nuk u stërvit të martën.

Të tjerë si Endo, Bredli dhe Leoni e kanë mbyllur sezonin.

Pritet që sulmuesit Ekitike dhe Salah të jenë titullar këtë mbrëmje, pasi e nisën nga stoli ndeshjen e kampionatit ndaj Spërsave.

Gallatasaraj vjen në “Anfild” me besim pasi e ka mundur dy herë Liverpulin në Stamboll, me të njëjtin rezultat 1-0, ndërsa mungesa nuk ka thuajse asjnë.

Po ashtu, kryesimi në kampionatin turk është I sigurt, duke fituar të fundit 3-0 ndaj Bashaksehirit

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!