Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“Në koma fola me Jezusin e Nënë Terezën, mesazhi nga Maria…”/ Trondit Saranda Ademi

schedule11:26 - 18 Mars, 2026

schedule 11:26 - 18 Mars, 2026

Një histori që sfidon logjikën dhe prek kufijtë mes jetës dhe vdekjes vjen nga Saranda Ademi, e cila sot rrëfen përjetimin e saj të jashtëzakonshëm pas një aksidenti tragjik. Në vitin 2012, ajo qëndroi për një muaj në koma, ndërsa mjekët kishin humbur çdo shpresë për mbijetesën e saj. E intubuar dhe me dëmtime të rënda në palcën kurrizore, Saranda u përball me një diagnozë të errët: nuk do të ecte më dhe nuk do të kishte më jetën që njihte.

Por ajo që ndodhi gjatë komës, sipas saj, ndryshoi gjithçka. Saranda tregon se përjetoi vizione të forta dhe tepër reale, ku ndjente kokën të mbështetur tek Krishti, ndërsa Nënë Tereza i jepte ujë. Ajo thotë se i është komunikuar qartë se do të rikthehej në jetë dhe se kishte një mision për të përmbushur. Në ato momente mes jetës dhe vdekjes, ajo pa edhe të afërm të ndjerë, që sipas saj po përgatitnin varrin e saj, ndërsa një forcë më e madhe kishte plane të tjera.

Pas zgjimit, beteja nuk mbaroi. Për 9 muaj ajo nuk mundi të ecte, por me besim dhe lutje të përditshme, Saranda thotë se përjetoi një “mrekulli”. Vetëm 6 javë më pas, jeta e saj nisi të ndryshonte rrënjësisht, duke i dhënë një mundësi të dytë. Kjo nuk ishte hera e parë që ajo përjetonte diçka të tillë. Në vitin 2005, pas lindjes së vajzës, kaloi dy minuta në vdekje klinike dhe thotë se mori një paralajmërim për humbjen e të atit – një ngjarje që më pas u bë realitet.



Edhe në momente të tjera të jetës, Saranda pretendon se është udhëhequr nga vizione, si rasti kur një javë para pagëzimit të vajzës, pa në ëndërr Shën Marinë që e ndihmoi të zgjidhte kumbarët, duke e çuar në një shtëpi ku nuk kishte qenë kurrë më parë. Saranda ka qenë dhe imazh të një marke të njohur ndërkombëtare si Dove./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!