Irani ka goditur Tel Avivin me bomba thërrmuese, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.
Garda Revolucionare iraniane deklaroi se sulmi ishte një përgjigje ndaj vrasjes së Larijanit nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara.
Ndërkohë, kreu i ushtrisë iraniane ka lëshuar kërcënime të reja ndaj SHBA-së dhe Izraelit, duke paralajmëruar një “përgjigje vendimtare për të cilën siç thotë ai,- do të pendohen” pas vdekjes së Larijanit.
Nga ana tjetër, forcat amerikane kanë goditur pozicionet iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit, duke përdorur bomba me peshë 2.5 tonë.


