Shulku: Ligji për dhunën, i qartë! Stadiumet? Nuk i ndërton FSHF dot të gjitha

schedule22:30 - 26 Dhjetor, 2019

schedule 22:30 - 26 Dhjetor, 2019

Dhuna dhe stadiumet, temë tjetër e diskutuar në Pressing. Ilir Shulku, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, bën thirrje që të zbatohet ligji për personat që bëjnë shkelje, ndërkohë që në lidhje me infrastrukturën, ai thekson se nuk është detyrë e FSHF të ndërtojë stadiume. Qeveria dhe pushteti lokal duhet të ndihmojnë për diçka të tillë.

DHUNA DHE LIGJI I RI – “Nuk dua të flas për çështjen e Shkumbinit, e kanë apeluar dhe është çështje në proces. Klubet janë ndërgjegjësuar. Kemi pasur raste ku flitet për dënime individuale. Nuk kemi infrastrukturën për të siguruar identifikimin e personave, që më pas të mos lejohen të hyjnë në stadium. Klubet duhet ta kuptojnë që zyrtarët e ndeshjet janë të paprekshëm, pavarësisht vendimeve.

Ka komisione që i dënojnë. Kodi Penal është i qartë, Policia dhe Prokuroria duhet të zbatojnë ligjin. Të bëhen shembull, pasi kështu do të edukohen personat dhe klubet. Rastet nuk i ngjajnë njëri-tjetrit. Kemi pasur rastin e Tiranës, që janë dënuar persona të veçantë. Ne do ndjekim çdo rast.

Jemi të prirur të bëjmë të mundur që incidente të tilla të mos ndodhin, ose t’i minimizojmë. Nëse Prokuroria nuk i çon para drejtësisë këto persona, ne do kërkojmë që të behet diçka e tillë. Ligji ka dalë dhe është i qartë: kushdo që hyn në fushë dënohet. Në çdo rast”.

GJENDJA E STADIUMEVE – “Folëm në fillim për Arenën Kombëtaren. Po përfundon stadiumi i Kukësit. Në Fier është bërë një investim, se bashku me klubin Apolonia. Nuk është detyrë e FSHF që të investojë pambarimisht në infrastrukturën e gjithë klubeve. Është detyrë e klubeve, e bashkive. Sigurisht edhe me ndihmën tonë”.

“Në Kategorinë Superiore kushtet janë shumë të mira, kurse në Kategorinë e Parë dhe të Dytë lë për të dëshiruar. Kemi investuar, por nuk kemi fonde aq të mëdha sa të rregullojmë gjithë infrastrukturën e futbollit shqiptar. Meqë përmendet Lushnjën, stadiumi i Lushnjës është në kushte jo të mira. Do goxha investim. Infrastruktura e penalizon të mos luajë në shtëpi, nëse futet në Superiore”.

“Kostoja e ndeshjeve në Air Albania Stadium? Për t’u mbajtur stadiumi do goxha investim. Mirëmbajtja kushton shumë. Duhet të gjenerojë të ardhura. Zhvillimi i ndeshjeve të Superiores dhe aktivitetet e tjera janë të mirëpritura. Janë propozuar disa opsione. Pyesni Partizanin sa ka përfituar nga derbi. Kemi pasur një përqindje të ndarë në derbi. Ashtu u ra dakord. Ose mund të bëhet një pagesë fikse.

Nuk është e thënë që stadiumi të mbushet. Në derbi u shitën 19 mijë bileta. Me një menaxhim të mirë, që çdo klub duhet ta ketë, mund të ketë tifozë. Asnjë marrëveshje nuk ua penalizon anën financiare. Do jenë të ardhura plus për klubin”.

“Kombëtarja, ku do i luajë ndeshje? Patjetër do ketë ndeshje edhe në stadiumet e tjera. Shqipëria do të luajë në “Air Albania Stadium”. Nga rëndësia e ndeshjeve, nuk përjashtohet Elbasani dhe Shkodra. E kemi treguar edhe më parë diçka të tillë. Jemi kthyer në Elbasan, edhe pasi u bë ‘Loro Boriçi’. Stadiumet do përdoren edhe nga ekipet e tjera kombëtare, që janë shumë. Do përdoret edhe i Kukësit, pa asnjë diskutim”. /abcnews.al