Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Hiqen sanksionet ndaj Kosovës/ Arifi: Nuk është fitore, janë tre vite të humbura nga veprimet e pamatura të qeverisë Kurti

schedule17:22 - 17 Mars, 2026

schedule 17:22 - 17 Mars, 2026

Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Europian për zbatimin e Ligjit për të Huajt është mirëpritur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, por amerikanët kanë theksuar se edhe në vijim për çdo ndryshim që prek komunitetin serb duhet të bëhen konsultime me  përfaqësuesit e tyre.

Ligji për të Huajt hyri në fuqi më 15 mars, kur qeveria e Kosovës njoftoi se nisi ofrimin e lejeve të përkohshme të qëndrimit dhe letërnjoftimeve të pjesëtarëvë të komunitetit serb që nuk janë të pajisur me dokumente të Kosovës.

Analisti Valon Arifi ka deklaruar se heqja e masave ndaj Kosovës erdhi si rezultat i lëshimeve të qeverisë Kurti dhe jo si një arritje reale.



Sipas tij, këto zhvillime përfaqësojnë tre vite të humbura dhe një qasje që ka nxitur tensione me komunitetin serb.

“ Largimi i masave erdhi për faktin se Kurti lëshoi pe dhe i legalizoi të gjitha dokumentacionet për 12 muaj për ligjin për të huajt. Pas pazarit të bërë për legalizimin e strukturave ilegale. Masat u vendosën për shkak të veprimeve të qeverisë Kurti ndaj serbëve. Nuk është fitore, janë tre vite të humbura nga veprimet e pamatura të qeverisë Kurti.

Vetëvendosje që në thelb dhe deri më sot ka pretenduar të nxisë nacionalizmin e padrejtë ndaj komunitetit serb, sepse nuk mendoj se Kosovës i duhet një kryeministër i fortë ndaj serbëve. Nëse i sheh veprimet e Kurtit që nga rinia e tij, nuk është se ka pasur ndonjëherë veprime të vërteta. Fakti që gjatë karrierës në opozitë ka qenë kundër Asociacionit të Komunave Serbe, dhe kur e sheh në ato që thotë dhe vepron e kupton që nacionalizmin e përdor për të nxitur këtë pjesë të shoqërisë që janë ende peng e së kaluarës. Fryma nacionaliste i bën dëm rajonit dhe sidomos Kosovës, që ka ende një konflikt të pazgjidhur.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!