Nje grua e moshuar humbi jetën paraditen e së martës në një aksident pranë Gjykatës Civile të Tiranës.
Viktima Athina Bushi 72 vjeç u godit për vdekje nga një autobot uji, mjet i Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizime të Tiranës.
Gruaja po lëvizte me motor elektrik, ku u godit nga autoboti dhe u përplas në tokë. Për shkak të plagëve të marra Athina Bushi ndërroi jetë në vendngjarje.
Arjan Bilani shoferi i autobotit është ndaluar nga forcat e policisë në vendin e aksidentit. Ai ka rezultuar i pastër në testin e alkoolit dhe ka qenë i pajisur me lejen përkatëse të drejtimit të mjetit.
Nga grupi hetimor në vendin e ngjarjes është bërë ekspertiza e nevojshme për të verifikuar shpejtësinë me të cilën po lëvizte drejtuesi i autobotit./abcnews.al



