Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Draft-rezoluta kundër Iranit në Kuvend, Balla: Lufta kundër terrorizmit për mbrojtjen e paqes! Shqipëria e palëkundur në qëndrimin e saj

schedule10:15 - 17 Mars, 2026

schedule 10:15 - 17 Mars, 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të PS taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend foli për draftrezolutën e PS kundër Iranit. Balla nënvizoi Shqipëria ka zgjedhur anën e bashkëpunimit ndërkombëtar kundër terrorizmit.

Ai gjithashtu solli në vëmendje edhe sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, duke thënë se synoi të paralizonte shërbimet publike

“Sot kuvendi është ftuar të diskutojë dhe miratojë një rezolutë të propozuar nga grupi ynë parlamentar që lidhet me çështje të rëndësishme të sigurisë kombëtare të rendit global. Terrorizmi nuk është vetëm një akt dhunë por një strategji e frikshme rendit demokratike, godet civilët institucionet dhe parimet. Lufta kundër terrorizmit është një betejë për mbrojtjen e paqes. Shqipëria ka qenë e palëkundur në këtë qëndrim të saj, jemi një vend që ka zgjedhur anën e bashkëpunimit ndërkombëtar kundër terrorizmit. Shqipëria ka vetëm jo vetëm të drejtën por edhe detyrimin të kontribuojë. Rezoluta është pjesë e këtij angazhimi të vazhdueshëm dhe bazohet në një realitet që është dokumentuar në mënyrë të vazhdueshme”, tha ai.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!