4 persona kanë humbur jetën dhe 6 të tjerë mbetën të plagosur për shkak të një zjarri në një hotel në qendër të Pragës. Zëdhënësi i shërbimit të ekipeve të shpëtimit tha se bëhet fjalë për hotelin “Eurostar David”.
Një 21-vjeçar gjerman dhe një 20-vjeçare nga Koreja e Jugut kanë vdekur përpara mbërritjes së zjarrëfikësve. Dy femra të tjera, identiteti i të cilave nuk dihet, kanë ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të marra. Të plagosurit janë holandezë, një turk dhe një francez. Policia çeke thekson se zjarri kishte filluar për shkak të një defekti në sistemin e ngrohjes./abcnews.al