Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë një tjetër thirrje që vendet të bashkojnë përpjekjet në luftën kundër përpjekjeve iraniane për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit.
Vetëm disa orë pasi tha se shpreson që Mbretëria e Bashkuar, Kina dhe vende të tjera do të dërgojnë anije luftarake, presidenti amerikan tha se vendet “që marrin naftë përmes Ngushticës së Hormuzit duhet të kujdesen për atë kalim”.
Ai shtoi se SHBA-të do t’i ndihmojnë dhe koordinojnë ato vende që “gjithçka të shkojë shpejt, pa probleme dhe mirë”.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mundur dhe e kanë shkatërruar plotësisht Iranin, si ushtarakisht, ekonomikisht dhe në çdo mënyrë tjetër, por vendet e botës që marrin naftë përmes Ngushticës së Hormuzit duhet të kujdesen për atë kalim, dhe ne do të ndihmojmë – shumë! SHBA-të gjithashtu do të koordinohen me ato vende në mënyrë që gjithçka të shkojë shpejt, pa probleme dhe mirë. Kjo duhet të kishte qenë gjithmonë një përpjekje ekipore, dhe tani do të jetë – Do ta bashkojë botën drejt Harmonisë, Sigurisë dhe Paqes së Përjetshme! Presidenti Donald J. Trump”, shkruan Trump./abcnews.al



