Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Ballokumet e Elbasanit/ Ëmbëlsira tradicionale që nuk humbet shijen, si përgatitet dhe cilat janë sekretet

schedule20:13 - 14 Mars, 2026

schedule 20:13 - 14 Mars, 2026

Dita e Verës në Elbasan nuk është vetëm një festë, por traditë që vijon prej dekadash.

Elbasanasit e presin 14 marsin jo vetëm me ngjyrat dhe lulet e pranverës, por edhe me ëmbëlsira, ku padyshim më e famshmja ndër to është ballokumja.

Është embëlsira që i ka rezistuar kohës dhe mbetet simbol I ditës së verës e pa të festa nuk do ishte e plotë.



Qindra njerëz vijnë në Elbasan për ta provuar, shumë prej tyre dëshirojnë ta përgatisin edhe vetë, e pavarësisht se ka pak përbërës, si amvisat elbasanase, zor se e bën kush.

Elisaveta është një nga ato vajza, të cilat për dashurinë, mësoi të gatuante edhe ballokumen tradicionale.

Pak vite më parë, Elisaveta jetonte në Itali, aty ku u njoh me bashkëshortin e saj, një djalë nga Elbasani.

Pas martesës, ajo ka ardhur të jetojë në Elbasan, ku vjehrra i mësoi të përgatisë ëmbëlsirën e preferuar të familjes.

Edhe pse ka vetëm 2 vite në Shqipëri, Elisaveta ka arritur të mësojë mjaft mirë shqip dhe të përgatisë ballokumen e Elbasanit.

Ndryshe nga Elisaveta, Olsi ka mbi 30 vite që përgatit ballokumen. Thotë që është një traditë në famijen e tij që e ndjekin prej dekadash.

Olsi tregon se në familjen e tij tradita e përgatitjes së ditës së verës vijon ndër breza.

Ballokumja nuk është vetëm një ëmbëlsirë për elbasanasit, ajo është pjesë e identitetit dhe e kulturës së një qyteti. Receta trashëgohet brez pas brezi në familje dhe shija unike ruhet me fanatizëm nga elbasanllinjtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!