Lufta në Gjirin Persik godet edhe garat e automobilizmit. Dy garat e Formula 1 që janë në program në muajin prill në Lindjen e Mesme sipas të gjitha shanseve do të anulohen për shkak të rrezikut të madh nga lufta.
Bëhet fjalë për Çmimin e Madh të Bahreinit në 12 prill, dhe për Çmimin e Madh të Arabisë Saudite një javë më vonë, në 19 prill. Kërcënimi vjen jo vetëm për pilotët dhe garën, por edhe për transportin detar të bazës materiale, ndërsa Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur.
Pritet që dy Çmimet e Mëdha të mos zëvendësohen dhe sezoni të shkurtohet nga 24 në 22 gara. Kjo, sepse koha është e pamjaftueshme për t’i organizuar diku tjetër, ndërsa u fol për në Portugali dhe Turqi.


