Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët me rastin e Dita e Verës, një nga festat më të dashura të traditës shqiptare.
Në mesazhin e tij, kreu i shtetit thekson se kjo festë ka arritur të mbijetojë ndër shekuj, duke mbetur e lidhur ngushtë me natyrën dhe me shpirtin e popullit shqiptar.
“Gëzuar Ditën e Verës! Një nga festat që ka mbijetuar përtej shekujve, e lidhur ngushtë me natyrën dhe me shpirtin e popullit tonë,” shprehet presidenti Begaj në urimin e tij.
Ai uroi gjithashtu që kjo festë e bukur e traditës shqiptare të sjellë gëzim, optimizëm dhe begati në çdo familje shqiptare.
Dita e Verës festohet çdo vit më 14 mars dhe simbolizon ardhjen e pranverës, duke u shoqëruar me aktivitete festive, gatime tradicionale dhe zakone të trashëguara ndër breza.


