Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Kongresi: Trupat e SHBA në Kosovë/ Letër sekretarit Rubio: Reduktim i KFOR, rrezik për destabilitet

schedule12:08 - 13 Mars, 2026

schedule 12:08 - 13 Mars, 2026

“Mos i largoni trupat amerikanë nga Kosova.
Një tërheqje e tillë mund të shkaktojë paqëndrueshmëri jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin.”

Ky është qëndrimi i disa anëtarëve të Kongresit amerikan artikuluar në një letër me adresë zyrën e sekretarit të shtetit Marco Rubio.

“Në një kohë të brishtësisë politike dhe të rritjes së ndikimit keqdashës në Ballkanin Perëndimor, një reduktim i pranisë amerikane rrezikon të destabilizojë jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin më të gjerë, veçanërisht Bosnjë dhe Hercegovinën”, thotë Kongresi Amerikan.



Në letër kongresistët prekën edhe veriun e Kosovës, duke i cilësuar veprimet e qeverisë Kurti, si akte që mund të nxisin paqëndrueshmëri.

“Tensionet ndërmjet komuniteteve etnike serbe në veri të Kosovës vazhdojnë mes veprimeve të vazhdueshme nga Qeveria qendrore e Kosovës që vazhdojnë të përkeqësojnë situatën në komunitete”, shtoi më tej Kongresi.

Kongresistët amerikanë i shohin trupat edhe si një mjet trysnie që mund ti detyrojë palët të kthehen në dialog, mqs bisedimet Prishtine-Beograd nuk kanë patur asnjë përparim gjatë vitit që lamë pas.

Letra e tyre vjen pasi më 19 shkurt gazeta amerikane, Politico, duke cituar katër diplomatë të NATO-s, raportoi se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë nga aleatët të shqyrtojnë kufizimin e angazhimeve të jashtme të aleancës, përfshirë edhe misionin në Kosovë.

Vetë Pentagoni i është përgjigjur aludimeve duke deklaruar se nuk kishte ndonjë njoftim për ndryshim të dislokimit të forcave.

Rreth 590 forca amerikane shërbejnë në Kosovë si pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-s.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!