Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Transferatat në euro, rekord/ BSH: Në dy muaj u zgjeruan me 25%

schedule13:38 - 12 Mars, 2026

schedule 13:38 - 12 Mars, 2026

Shqipëria ka regjistruar rekord trasaksionesh në dy  muajt e parë të këtij viti duke konfirmuar sasinë e lartë të monedhës europiane që qarkullon në ekonominë tonë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në periudhën janar-shkurt janë realizuar trasaksione me vlerë 975,2 milionë euro. Në dy muajt e parë të vitit janë kryer  rreth 66 mijë transaksione, duke u rritur me 25% në krahasim me një vit më parë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, vihet re një zgjerim i pagesave të kryera në këtë sistem. Në janar-shkurt 2025, përmes AIPS-EURO u realizuan rreth 53 mijë pagesa me një vlerë totale prej 891 milionë eurosh. Kjo do të thotë se në fillim të vitit 2026 numri i pagesave në euro është rritur ndjeshëm, ndërsa edhe vlera e tyre ka shënuar rritje.

Ndërkohë  rritje e trasaksioneve është regjistruar  edhe nëse vërejmë shifrat e muajit janar me ato në  shkurt si në numër po ashtu edhe në vlerë.



Të dhënat tregojnë se përdorimi i pagesave në euro brenda vendit po rritet, kryesisht në transaksionet mes bizneseve dhe institucioneve financiare.

Sistemi AIPS, i administruar nga Banka e Shqipërisë, shërben për kryerjen e pagesave të mëdha financiare në lekë, të cilat përdoren kryesisht nga bankat, bizneset dhe institucionet shtetërore për transferta të rëndësishme financiare. Në mënyrë të ngjashme funksionon edhe sistemi AIPS-EURO, i cili mundëson kryerjen e pagesave në euro brenda vendit për transaksione tregtare, financiare dhe bankare.

Rritja e numrit të transaksioneve tregon se bizneset dhe qytetarët po përdorin më shumë  sistemet bankare për lëvizje parash duke  shmangur Cash-in çka ndikon në uljen e  informalitetin në ekonomi.

Por gjithashtu kjo justifikon dobësimin e euros në tregun shqiptar dhe revanshin e lekut. Zyrtarisht shtimi i fluksit të euros lidhet me fluksin turistik, remitancat por edhe investimet sidomos në blerjen e pasurive të paluajtshme.

Aktualisht euro po këmbehet me rreth 96 lekë ndërsa disa ditë më parë zbriti në 95 lekë niveli më I ulët I regjistruar ndonjëherë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!