Nuk është se nuk e kanë bërë më parë.
Historia njeh shumë heroizma të yjeve të një skuadre që quhet Real Madrid, por ndoshta këtë e kishte harruar Pep Guardiola dhe Mançester Siti I tij.
Edhe pse në fushë për 16 herë kampionët e Europës nuk ishin Mbape, Belingham, Rodrigo, Militao e të tjerë, sërish ata fituan 3-0 në “Bernabeu”, në duelin e parë të raundit të dytë në Champions
U harrua po ashtu se madrilenët kanë të paktën edhe dy heronj të tjerë, Federiko Valverden dhe Vinisiusin.
Ishte pikërisht uruguajani që mori përsipër rolin e një Di Stefanoje, Santiliane, Butragenjoje apo të Kristiano Ronaldos.
Shënoi 3 gola që në pjesën e parë duke vulosur rezultatin që vështirë të përmbyset në Angli.
Gjithçka do të kishte qenë më keq, nëse Vinisius nuk do të kishte humbur penalltinë pas pushimit.
Siti nuk u ndihmua as nga gjahtari I golave, Haland, as nga portieri Italian, Donaruma, dhe dështimet përballë Realit duket se janë bërë normë.
Anglezët me statistika ishin në rregull, më shumë qarkullim topi, dhe thuajse I njëjti numër gjuajtjesh, por rastet dhe golat I patën “merengesit”
Të dyja të përditshmet e kryeqytetit spanjoll, “Marka” dhe “AS” patën titull të njëjtë: Memorable, që do të thotë e paharrueshme, ose diçka që mbetet në kujtesë!
“Tregolëshi I magjikut Valverde ndihmoi Madridin më të mirë të sezonit! Natë magjike në “Bernabeu”!”
“Goditje për Pepin, – është titulli I të përditshmes “Sport” nga Katalonja, – Siti I Guardiolës, shumë poshtë pritshmërisë, u shua në “Bernabeu”!
Duket se kjo skuadër shfaqet pikërisht në momentin e duhur në Champions.


