Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka folur para mediave pas mbledhjes së kryesisë së partisë.Mustafa ka thënë se janë pajtuar që 28 deputetët e LDK-së të votojnë për propozimet e Vetëvendosjes lidhur me seancën konstituive.
Gjatë fjalës së tij kreu i LDK tha se nuk e sheh të arsyeshme kërkesën që VV të ketë medoemos Ministrinë e Brendshme, ndërsa theksoi se Kurti e regjistroi videon para 2-3 ditëve dhe e publikoi mbrëmë.
“Unë nuk shoh arsye që VV të mbajë MPB-në sepse dëshiron ta luftojë korrupsionin sepse ne bashkë duhet ta luftojmë korrupsionin dhe bashkë duhet ta zhvillojmë ekonominë dhe nuk duhet të’iinstrumentalizojmë ministritë”, u shpreh Mustafa.
https://www.facebook.com/albini2017/videos/2438442559749009/
I pyetur nëse kanë kontaktuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje që nga dje kur Kurti shpjegoi për arsyen e bllokimit të marrëveshjes, Mustafa tha se “nuk kanë nevojë të thërrasin Kurtin dhe ta pyesin se përse po inçizon video dy-tri ditë më herët për t’a lansuar një ditë para konstituimit të Kuvendit”
“Si po vjen me mu me bisedu e po përgatitë video dy tri ditë përpara e pastaj një natë para Kuvendit me iu drejtu popullit”, tha Mustafa.
Ai tha se së pari duhet të përmirësojmë sjelljen në dialogun mes VV-së dhe LDK-së.
“Të ulemi duke respektuar njëri tjetrin sepse Qeverinë duhet me bë vet dhe nuk vjen askush nga jashtë për të na formuar qeverinë”, deklaroi Kryetari i LDK-së